Berisha: ‘Plumbi në zarf’ i Tahirit ka tronditur PS-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përgjimin që u publiku nga PD-ja, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj flet me disa persona, që opozita thotë se bëhet fjalë për pazare droge.
Por kush e ka bërë këtë përgjim?

Berisha është pyetur se nëse përgjimi ka dalë nga mazhoranca, duke aluduar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Ish-kryeministri është shprehur se PS-ja është në tension të madh, pas ‘plumbit në zarf’ që ai I ka dërguar kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, lideri historik I PD-së ka folur edhe për një përlasje mes Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafajt, që kur ky I fundit u vu në vendin e tij.

“Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit.

Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit.”, tha Berisha.

Opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron Xhafajn që të mos arrestohet edhe pse është i dënuar me 7 vite burg në Itali.