“Thonë që burrat nuk qajnë”, Izet Haxhia letër dashurie nga burgu: Kokëkashta ime, do martohemi!

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berishës, Izet Haxhia, nga qelia e burgut i ka bërë propozim për martese të dashurës së tij.
Haxhia i ka shkruar një letër dashurie nga qelia e burgut 302, ku ai tashmë ndodhet pasi ju dorëzua autoriteteve shqiptare nga Turqia, për vrasjen e Azem Hajdarit.

Teksa i shpreh dashurinë me fjalë të mëdha, Haxhia i premton se do të martohen bashkë, kudo që të ndodhen. Izet Haxhia ja ka dhënë letrën avokatit të tij, i cili e ka bërë publike. Në letër, Izet Haxhia nuk harron të falenderojë personat që po e mbështesin në betejën e tij për t’i shkuar deri në fund të vërtetës së tij. Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë të jetë autor i vrasjes së Azem Hajdarit, ndërsa pas ekstradimit në Shqipëri, avokati i tij tha se do të kërkojë rigjykimin e çështjes.

Pas 19 vitesh, Izet Haxhia u rikthye në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998. I arrestuar që në vitin 2006, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij.

Letra e plote e postuar ne Facebook:

“Miq te dashur, ju falenderoj secilin prej jush per perkrahjen. Une do luftoj deri ne fund me Te Vertetat e mia, pa zhgenjyer asnjerin prej jush.Mesazhin kryesor e kam per dashurine e jetes time, shpresoj Te me mirekuptoni…- Dashuria ime! Shpirti im! Jeta ime! Ne kete qeli ku banoj dhe dielli nuk hyn kurre, ti je dielli im, drita ime qe me ndricon shpirtin! Ne kete qeli pa ajer, ti je oksigjeni im, fryma ime!

Nuk ka minute te dites apo Te nates, qe nuk mendoj per ty, qe nuk flas me ty, Te them papushim se sa shume te dua, se sa jetike Te kam, sa te shtrenjte!

Te kam thene me mijera here qe Ti je dashuria ime e jetes, e para dhe e fundit! Nuk ka fjale po Te marresh Te gjithe fjaloret e gjuheve qe ka bota, qe Te pershkruaj dashurine qe ndjej per ty, cdo fjale me duket e varfer.

Thone qe burrat Nuk qajne… Qajne e cfare Te qare. Por lotet qe derdh per ty, Nuk jane lote dobesie, Por lote dashurie dhe malli! Ah, ky malli per ty, qenka gjeja me e veshtire qe duhet te perballoj! Me ka marre malli tmerrsisht shume per cdo gje tenden, edhe per momentet kur me beje hetuesine, dhe une Te pergjigjesha si nje i pandehur i bindur..
Dy javet ne burgjet e Turqise, kane qene jàvet me Te tmerrshme te jetes time, sepse nuk me linin Te flisja me ty, Te degjoja zerin tend, zerin e jetes..

Por u gezova kur mesova qe ti ishe bere e forte, qe kishe mbajtur fjalen qe me dhe ate dite kur u dorezova: qe do beheshe e forte dhe do sheroheshe.. Kush Te ka mbeshtetur dhe respektuar ty ne keto kohe e ne vijim, me mbeshtet dhe respekton Edhe mua! Sepse ne jemi Nje!!!

E di qe e ke dhe do t a kesh shume Te veshtire! Por do ta fitojme edhe kete beteje!
Ti je Heroina ime e pamposhtur!

Ti je Dashuria ime e perjetshme!

Te kam dashur gjithe jeten vetem ty, do Te Te dua deri ne frymen e fundit! Jam i joti pergjithmone! Edhe 1 milion here Te vija ne jete, 1 milion here do Te Te doja vetem ty!
Dhe mos harro: DO MARTOHEMI BASHKE, kudo qe te ndodhemi !

Te dua pafund bebi im, magjia ime, mrekullia ime, Dashuria ime e Paster dhe Hyjnore!
Te puth fort me mall, kokekashta ime e bukur!

M i pershendet Te gjite miqte e mi!

Izet Haxhia,
Burgu 302,
Tirane,
Shqiperi.